Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vizita e Porfirije te Putin dhe deklaratat për Kosovën, Gërvalla kërkon reagim nga Bashkimi Evropian

    23/04/2025 20:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, vetëm disa ditë pasi iu lejua vizita në Kosovë, u shfaq në Moskë përkrah Presidentit rus Vladimir Putin.

    Ajo ka shtuar në Facebook se “Kisha Ortodokse Serbe ka qenë historikisht pjesë e ideologjive nacionaliste që ushqyen luftërat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë në vitet ’90”.


    Tutje, ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi të reagojë për këtë.

    “Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, vetëm disa ditë pasi iu lejua vizita në Kosovë, u shfaq në Moskë përkrah Presidentit rus Putin, duke bërë deklarata që cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe nxisin përçarje në gjithë rajonin. Këto qëndrime nuk janë të reja. Kisha Ortodokse Serbe ka qenë historikisht pjesë e ideologjive nacionaliste që ushqyen luftërat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë në vitet ’90. Për fat të keq, ajo trashëgimi vazhdon edhe sot, përmes deklaratave që ofendojnë fqinjët, mohojnë realitetin dhe përpiqen të destabilizojnë Ballkanin”.

    “Fjalët e Porfirijes nuk janë fjalë pa peshë — ato përçojnë një vizion për të kaluarën, jo për të ardhmen. E ardhmja e rajonit nuk ndërtohet mbi nostalgjinë për dominim e konflikt, por mbi respektin dhe bashkëjetesën. Kosova është e përkushtuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim. Ne jemi të gatshëm të punojmë me udhëheqës politikë e fetarë që ndërtojnë ura mes njerëzve, kombeve dhe besimeve. Shpresojmë sinqerisht që një ditë, edhe në krye të Kishës Ortodokse Serbe, të kemi një partner të tillë për të ardhmen”.

    “Presim reagim të qartë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë–Serbi. Heshtja ndaj deklaratave që minojnë paqen dhe nxisin urrejtje nuk është neutralitet — është normalizim i gjuhës së urrejtjes. Kosova do të vazhdojë të mbrojë vlerat evropiane dhe paqen në rajon, me përgjegjësi dhe vizion të qartë për të ardhmen”, ka shkruar Gërvalla.

    Artikuj të ngjashëm

    Gërvalla pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian: BE-ja duhet ta trajtojë Kosovën si pjesë të projektit evropian

    Donika Gërvalla e sheh më ndryshe propozimin e Abdixhikut, e përmend PDK-në

    Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

    Të Fundit

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

    Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.