Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në fshatin Gllarevë të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, i cili tha se katër persona mbetën të lënduar, ndërsa janë përfshirë dy vetura.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Hetuesit e trafikut e kanë kryer shiqimin e vendit të aksidentit. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF”, deklaroi Gashi