Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt, Fazliut dhe Smakajt

    10/04/2025 16:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 7 dhe 8 prill, gjykatësja e procedurës paraprake vendosi për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, lidhur me aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë.

    Kështu u bë e ditur nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, në konferencën javore të enjten, raporton “Betimi për Drejtësi.

    Po ashtu, Griep tha se në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kishte zhvillime të rëndësishme gjatë muajve mars dhe prill, ku theksoi se më 26 mars, trupi gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të lejuar një dëshmitar të dëshmonte përmes video-lidhjes për arsye shëndetësore dhe sigurie, vendim ky i bërë publik më 4 prill.

    Zëdhënësja shtoi se më 3 prill, po i njëjti trup gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të pranuar si provë deklaratën me shkrim të një dëshmitari, pa u marrë në pyetje nga pala tjetër, pasi u konsiderua deklaratë relevante dhe e mbështetur nga dëshmitarë të tjerë që janë marrë në pyetje nga mbrojtja, duke theksuar se deklarata nuk lidhet drejtpërdrejt me sjelljen e të akuzuarve.

    Gjithashtu, ajo tha se në këtë proces gjyqësor, trupi gjykues pranoi pjesërisht dëshmitë me shkrim dhe provat materiale të shtatë dëshmitarëve të tjerë, duke vlerësuar vetëm ato që ishin autentike dhe mbështetshme. Tha se provat me mungesë mbështetshmërie u refuzuan.

    Një ditë më pas, më 4 prill, Griep theksoi se Gjykata pranoi pjesërisht disa dokumente të Zonës Operative të Nerodimes, duke i konsideruar si prova valide vetëm ato që kishin tregues të mjaftueshëm autenticiteti.

    Zëdhënësja e DhSK-së përmendi edhe vizitën e Hashim Thaçit, e cila u bë për arsye humanitare, pas vdekjes së babait të tij. Tha se ky vendim u mor duke marrë parasysh akuzat ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë dhe rrezikun e ndërhyrjes në procesin gjyqësor.

    Ndërkohë, sipas saj, më 3 prill, në çështjen e ndarë për pengim të administrimit të drejtësisë, Paneli i Apelit hodhi poshtë tri nga katër pikat e apelit të Prokurorisë, por miratoi pikën e katërt, duke konstatuar se forma e tretë e nxitjes sipas Kodit Penal të Kosovës është e aplikueshme. Kjo çështje është kthyer tek gjykatësja e procedurës paraprake për rivlerësim të mundshëm të një akuze shtesë.

    Në konferencë, Griep ka thënë se më 7 prill, kërkesa e mbrojtjes së Bashkim Smakajt për pushimin e procedurës ndaj tij u refuzua. Kjo kërkesë bazohej në një intervistë të një dëshmitari të dorëzuar pas konfirmimit të aktakuzës. Gjykatësja konstatoi se aktakuza ndaj Smakajt ishte mbështetur në disa faktorë dhe prania e intervistës nuk do ta kishte ndryshuar vendimin.

    Ndërkohë, në çështjen ndaj Salih Mustafës, ajo tha se më 3 prill u bë publik një vendim i shtatorit 2024 lidhur me kompensimit për viktimat. Gjykatësi i vetëm vendosi që shuma e refuzuar nga një viktimë të ndahet në mënyrë proporcionale ndërmjet viktimave të tjera, duke respektuar kufijtë maksimalë të përcaktuar për pagesat individuale.

    Një konferencë për ecurinë e çështjes kryesore, Griep tha se është planifikuar të mbahet më 23 prill 2025, në orën 10:00, ku pritet të diskutohen hapat e ardhshëm në këtë proces.

    Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Dedaj thotë se sot u kontakua nga Gjykata Speciale: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, dënim për dezinformatat e qëllimshme

    Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    Mbrojtja në Hagë, kundër pranimit të mbi 300 dokumenteve nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Qeveria e Përkohshme

    Të Fundit

    Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

    Hajnat hyjnë në një shtëpi në fshatin Bibaj të Ferizajt, vjedhin stoli ari

    Vjen përgjigja ndaj Putinit, liderët evropianë bashkohen në Kiev

    Vdekja e stilistit Festim Isufi, Policia jep detaje

    Berisha: Ndërtoni ëndrrën shqiptare në Shqipëri, do të vendosim marrëdhënie më të ngushta me Gjermaninë dhe SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.