Policia e Kosovës ka thënë se është duke hetuar rrethanat e vdekjes së stilistit Festim Isufi.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, Isufi dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten.
Sipas detajeve nga Policia, vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga njesia e Emergjencës.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raporton e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.