Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avokati i Bashkim Smakajt akuzon Prokurorinë e Hagës për abuzim, thotë se fshehën prova të rëndësishme

    12/03/2025 10:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përderisa në Gjykatën Speciale procesi kundër krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën e fundit, akuza tjetër për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt dhe të tjerëve, vazhdon të jetë nga fillimi. Megjithatë, pavarësisht kësaj, zhvillimet edhe në këtë rast janë të rëndësishme. Mbrojtja e Bashkim Smakajt, ish-shefit të AKI-së në Kosovë, ka bërë një parashtrim ku e akuzon Prokurorinë e Hagës për veprime siç i quajnë ata, shokuese. Nacionales jell detaje.

    Njëri prej dy dëshmitarëve tek i cili Bashkim Smakaj akuzohet nga Gjykata Speciale ka ndikuar, kishte dhënë një intervistë tek Prokuroria e Hagës më 6 dhjetor 2023. Sipas mbrojtjes së Smakajt, kjo intervistë dëshmon se ish-shefi i AKI-së nuk ka ndikuar asnjëherë tek ky dëshmitar, me qëllim për t’i treguar çka të dëshmojë.

    Por, sipas mbrojtjes së Smakajt, është diçka tjetër që e bën edhe më të madh këtë skandal. Në një parashtresë të cilën e ka parë Nacionale, mbrojtja e Smakajt e ka akuzuar Prokurorinë e Hagës se e ka mbajtur të fshehur këtë intervistë, dhe nuk ia ka ofruar Gjykatës Speciale para konfirmimit të aktakuzës. Madje, sipas tyre, Prokuroria as nuk e kishte përmendur ekzistencën e kësaj interviste.

    Në këtë parashtresë, mbrojtja e Bashkim Smakajt e quan shokues faktin se si kjo intervistë ishte mbajtur e fshehur.

    “Prokurorja Speciale i fshehu gjyqtares së procedurës paraprake informacionin përkatës, i cili ishte potencialisht kundër kërkesës së prokurorisë për konfirmimin e një aktakuze duke bërë kështu shkelje të detyrave të saj”, thuhet në fillim të parashtresës, raporton Nacionale.

    Mbrojtja kujton se Smakaj akuzohet që ka ndikuar tek dy dëshmitarë, pas takimit që kishte pasur me Hashim Thaçin. Madje, Prokuroria akuzon se në veturën e Smakajt ishte gjetur edhe një letër. Por, mbrojtja po pretendon se diçka e madhe është fshehur në këtë rast.

    “Askund në Vendimin e Konfirmimit të Aktakuzës nuk përmendej intervista e dhënë nga Dëshmitari 2 me Prokurorin e Specializuar më 6 dhjetor 2023, kur ai përshkroi shtrirjen e kontaktit që kishte me të Akuzuarit pas 9 shtatorit 2023. Kjo nuk është befasuese pasi Prokuroria nuk e kishte përmendur ekzistencën e asaj interviste me Dëshmitarin 2 në (i) kërkesën e tyre për konfirmimin e një aktakuze, (ii) vetë aktakuzën, ose (iii) rregullin 86(3)(b) që shoqëroi aktakuzën”, thuhet në ankesën e avokatit të Smakajt, duke theksuar se kjo intervistë ishte mbajtur e fshehur.

    “Ky lëshim është sinqerisht befasues”, thuhet në parashtresë.

    Sipas avokatit të Smakajt, kjo intervistë e dëshmitarit 2 tek i cili pretendohet se ka ndikuar Smakaj, e minon në tërësi konkluzionin se Smakaj kishte qenë në kontakt me këtë dëshmitar pas vizitës së 9 shtatorit në Hagë.

    “Intervista e Dëshmitarit 2, i dhënë Prokurorisë së qysh më 6 dhjetor 2023, minon drejtpërdrejt konkluzionin se gjyqtari i procedurës paraprake duhej të nxirrte kundër të Akuzuarit, përkatësisht, se i Akuzuari kishte qenë në kontakt me Dëshmitarin 2 pas vizitës së 9 shtatorit për të “përcjellur” udhëzimet e Thaçit për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në testimin e Thaçit të vuajtjes së dënimit. gjyq. Përkundrazi, provat nga Dëshmitari 2 konfirmojnë se i Akuzuari nuk kishte ndjekur udhëzimet e Thaçit për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshminë e ardhshme të Dëshmitarit 2 në gjykimin Thaçi dhe të tjerë”, thuhet më tutje.

    “Ai lëshim është sinqerisht shokues”, thuhet më tutje.

    Sipas mbrojtjes së Bashkim Smakajt, nëse ky dokument do t’i prezantohej gjyqtarit, do të ishte me rëndësi jetike në vendimin e Gjykatës Speciale për ta konfirmuar ose jo aktakuzën për pengim të drejtësisë nga Bashkim Smakaj.

    Akuza ndaj Prokurorisë në Hagë se ka fshehur prova shfajësuese, janë bërë edhe më herët në rastin e krerëve të UÇK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.