Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mal i Zi: Arrestohet ish-drejtori i policisë, Slavko Stojanoviq

    18/11/2023 22:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, është arrestuar të shtunën në Podgoricë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Shtetit, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve”.

    Ministri i Brendshëm malazez Danilo Sharanoviq tha se “arrestimi tregon se askush nuk është dhe nuk do të jetë mbi ligjin dhe se kushdo që është përfshirë në veprimtari të paligjshme do të vihet para drejtësisë”, sikurse tha ai, raporton Zëri i Amerikës.

    Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq përshëndeti vendimin e autoriteteve për arrestimin e Slavko Stojanoviqit. Ai tha se “lufta e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është parakusht për sundimin e ligjit dhe kriteri më i rëndësishëm për përshpejtimin e rrugës evropiane” të vendit.

    Slavko Stojanoviq ka qenë në detyrën drejtorit të policisë të Malit të Zi prej vitit 2013 deri në 2018. Analistët përmendin se “gjatë mandatit të tij janë vrarë më shumë se 40 persona si pasojë e përplasjeve mes klaneve kriminale në Mal të Zi”.

    Në korrik të këtij viti autoritetet arrestuan pasuesin e zotit Stojanoviq në detyrën drejtorit të policisë, Veselin Vujoviq, i cili shërbeu prej vitit 2018 deri në 2020. Ndërsa prej vitit 2020 deri në vitin 2023 ai shërbeu si këshilltar për Sigurinë i ish-Presidentit Milo Gjykanoviç.

    Veselin Vujoviq ndodhet në paraburgim, nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale, shpërdorim detyre dhe kontrabandë.

    Partia Demokratike e Socialistëve e ish-Presidentit Gjukanoviq tha në atë kohë se ish-drejtori i Policisë Veselin Veloviq ishte arrestuar pas “presionit të paprecedentë të kryeministrit në largim Dritan Abazoviqit, ndaj këtij institucioni”, sikurse e cilësoi ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.