Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Osmani në Lisbonë: Rusia synon të krijojë një perceptim ndërkombëtar të dështimit amerikan në rajon

    16/11/2023 23:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në një fjalim të mbajtur në samitin teknologjik Web Summit në Lisbonë, presidentja Vjosa Osmani ka adresuar sfidat e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.Osmani ka theksuar që Rusia synon të krijojë një perceptim ndërkombëtar të dështimit amerikan në rajon, duke u referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë deklaratave të liderëve rusë.

    Presidentja ka theksuar vendosmërinë e Kosovës për të ruajtur vlerat demokratike dhe për të mos u dorëzuar para presioneve.

    “Rusia po përpiqet të bindë botën se SHBA dhe BE po dështojnë në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë në Ballkan, por ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë,” deklaroi Osmani.

    Ajo shtoi se Kosova ka treguar bashkim dhe qëndresë në mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe sovranitetit të saj, si në vitin 1999, ashtu edhe sot.Osmani ka përmendur gjithashtu përkushtimin e Kosovës ndaj të ardhmes së saj duke theksuar historinë e kombit që ka ruajtur gjuhën, identitetin dhe vendosmërinë për të luftuar për liri dhe pavarësi pavarësisht sfidave historike.

    “Ndërsa kemi përballur okupime dhe pushtime që kanë zgjatur shekuj, kurrë nuk kemi humbur as gjuhën dhe as identitetin tonë. Po aq e rëndësishme, kemi ruajtur vendosmërinë tonë për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë, dhe ne nuk do të tërhiqemi,” theksoi Osmani në fjalën e saj.

    Artikuj të ngjashëm

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.