Një person ka raportuar që i ka humbur kuleta e tij dhe me shumë prej 600 euro në Pejë.
Gjatë ditë së djeshme nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka sjellur nё Polici.
Kuleta iu janë kthyer qytetarit dhe për këtë rast Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të ketë bashkëpunim të vazhdueshme.
“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”, thuhet në postimin e Policisë.