Polici ka njoftuar se gjatë aksionit të koduar “Vera 22″, sot në Gjilan ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale ”Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike dhe analoge” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.
Siç njofton Policia gjatë aksionit policor njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit.
“Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar të ju shmanget njësitit policor duke mos zbatuar urdhrat e dhënë për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-se, të cilës edhe i ka shkaktuar dëme materiale. Zyrtaret policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë ku gjatë kontrollit në të njëjtën veturë kanë hasur në substanca narkotike me peshe prej 15 kg 300 gr. marihuanë”, shkruhet në njoftimin e PK-së.
Tutje bëhet e ditur se nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 18 kg 246.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 2 vetura me targa vendore, 355 euro dhe 2 telefona.
“Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga njësiti i Krim Teknikes, përderisa antidroga është asistuar edhe nga njësitë regjionale. Me vendim të prokurorit kompetent personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit”, përfundon njoftimi.