Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kaq fishekë u gjetën pranë vendit të ngjarjes, ku vdiq 26 vjeçari në Suharekë

    03/05/2022 09:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 26-vjeçarit në fshatin Greikoc të Suharekës.

    I ndjeri sipas Policisë është sjellë i plagosur në spitalin rajonal të Prizrenit, dje rreth orës 15:55.

    I njëjti ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ka konfirmuar se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

    Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një kallash, një karikator dhe tre fishek, ku janë vërejtur edhe disa njolla gjaku.

    “Fsh. Greikoc, Suharekë 02.05.2022 – 15:55. Në spitalin rajonal në Prizren është sjell i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Për vdekjen e të riut, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

    Ajo ka zbuluar se 26-vjeçari ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

    Bytyqi e cila vjen nga kjo komunë shtoi se Haxhaj ishte djalë punëtor e aktivist i pashembullt.

    “Pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj, djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga Grekoci i Suharekës. Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!”, ”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv që pesë muaj

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.