16 të helmuar nga sanduiçi që dyshohet se e hëngrën në një nga piceritë në kryeqytet
16 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë konsumuar sanduiçë në një nga pikat e rrjetit të restoranteve në kryeqytet.
Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe që nga e premtja po marrin trajtim në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Nga Klinika Infektive kanë konfirmuar se 16 persona janë të hospitalizuar, ndërsa tre prej tyre kanë pranuar trajtim të dielën.
“Të hospitalizuar janë 16 pacientë që nga e premtja, në mesin e tyre tre kanë ardhur këtë të diel”, ka deklaruar Izet Sadiku, shef i ndërrimit në Klinikën Infektive.
Mjekët janë duke pritur rezultatet e analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e saktë të helmimit dhe për të kuptuar nëse gjendja e pacientëve është shkaktuar nga ushqimi i konsumuar.