Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkruar për seancën ku sot pritet që të raportojë kryeministri Albin Kurti rreth asaj për çfarë është pajtuar në Bruksel, shkruan Express.
Lushaku-Sadriu ka thënë se edhe regjisori amerikan Quentin Tarantino do ta kishte të vështirë t’ia ndërtonte Kurtit një shpjegim për Asociacionin.
“Edhe regjisori Tarantino, e ka vështirë me ia ndërtu shpjegimin për Asociacionin Albinit sot për seancë.Sy e vesh te ti, kryeministër. Nga errësira informative, Populli”, ka shkruar ajo.