Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zyrtari: Pentagoni s’mund të verifikojë në mënyrë të pavarur masakrën në Bucha të Ukrainës

    04/04/2022 20:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një zyrtar i lartë i mbrojtjes së SHBA tha sot se nuk është në pozitë për të verifikuar në mënyrë të pavarur lajmin e Ukrainës për masakra ndaj civilëve të kryera nga forcat ruse në qytezën Bucha, por shtoi se as nuk ka arsye për të mohuar pretendimet, shkruan agjencia Reuters.

    “Ne po shikojmë imazhet që po shihni edhe ju. Nuk kemi arsye për t’u refuzuar pretendimet për masakrën, që është qartësisht, thellësisht e rëndë”, tha zyrtari i Pentagon në kushte anonimati.

    “Por Pentagoni nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tyre ashtu siç nuk është në pozitë për të refuzuar pretendimet”, shtoi ai.

    Moska ka mohuar akuzat në lidhje me vrasjen e civilëve në qytezë, duke thënë se forcat ruse ishin tërhequr nga Bucha të paktën tre dita para raportimit më të parë të masakrës.

    “Ne besojmë se kjo kërkon hetim të mëtejshëm. Është shumë e sëmurë, dhe ne besojmë se kjo duhet të shtohet te akuzat e krimeve të luftës dhe të hetohet”, tha zyrtari.

    Imazhet e shpërndara në fundjavë tregonin kufoma civilësh të hedhur në rrugët e Bucha. Rusia u largua prej saj pasi mori kontrollin që prej nisjes së pushtimit në fund të muajit të shkuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Zelensky nënshkruan ujdi me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali për krime lufte

    Zelensky ndërron uniformën ushtarake me kostum të zi në samitin e NATO-s

    Të Fundit

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.