Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, gjashtë lokale në Tregun e Gjelbër në Prishtinë u përfshinë nga zjarri.
Këtë e konfirmoi komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Për rastin ka dhënë detaje edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Më poshtë keni pamje nga vendi ku shihen dëme të konsiderueshme.