Sot rreth orës 15:30, një zjarr ka përfshirë një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për GazetaDemos dhe ka dhënë detaje lidhur me ndërhyrjen e ekipeve emergjente.
”Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e zjarrfikësve dhe policisë kanë dalë në vendngjarje për të menaxhuar situatën”, tha Ahmeti për Demos.
Ndërsa zjarri ende nuk është ndalur dhe sipas pamjeve që ka siguruar Demos, tymi është përhapur në gjithë lagjen “Qafa”.