Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Ngërç, Kosova mund të përfundojë në një qorrsokak, mund të kemi zgjedhje të reja” – Kush i ka numrat për formimin e Qeverisë?

    12/03/2025 20:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë prodhuar një rezultat që imponon një koalicion në mes të partive politike për t’i formuar institucionet e reja. Deri me tani partitë kanë treguar pak vullnet për një gjë të tillë.
    As partia e parë në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje por as dy partitë e mëdha opozitare, LDK e PDK nuk po mund ta formojnë qeverinë e re, kjo pasi të tri partitë nuk po i kanë numrat e mjaftueshme për formimin e institucioneve.

    Subjektet politike opozitare kanë treguar se nuk bashkëpunojnë me VV-në, kurse kjo e fundit nuk i ka numrat për konstituimin e institucioneve gjë që ka ngjallur shqetësime për një ngërç institucionale në Kosovë dhe se aludohet edhe për Zgjedhje të reja.

    “Jo detyrimisht nënkupton që opozita do të arrijë ta krijojë shumicën për shumë arsye, ass VV nuk i ka numrat – mund të kemi zgjedhje të reja”, thotë për lajmi.net njohësi i çështjeve politike në vend, Shkodran Ramadani.

    Ramadani në një prononcim për lajmi.net tregoi për dy variante se pse LDK dhe PDK nuk do të mund të arrijnë që ta formojnë qeverinë e re.

    Sipas tij në rast se do të ndodhte një koalicion i mundshëm mes partive, LDK nuk do të pajtohej me postin e kryeministrit dhe se e dyta asnjëra parti nuk ia ka numrat për formimin e institucioneve dhe se me këtë forcohet shumë Lista Serbe.

    “Më gjithsej po interpretohet në këtë mënyre si hapje e rrugës për formimin e qeverisë, jo detyrimisht nënkupton që opozita do të arrijë ta krijojë shumicën për shumë arsye.

    E para: LDK përkundër që është partia e tretë në këto zgjedhje, po insiston postin e kryeministrit, e kjo automatikisht e vendos në konflikt me Partinë Demokratike të Kosovës e cila është partia opozitare më e madhe në vend dhe Bedri Hamza është kandidati më i votuar dhe kjo mund të ngjallë pengesa krijimin e një shumice që nuk e përshin Lëvizjen Vetëvendosje.

    E dyta: Partitë opozitare duket që ende nuk i kanë konsoliduar radhët e veta dhe duket që ende nuk e kanë pas asnjë takim deri me tani dhe asnjë iniciativë, përveç deklaratave nga larg për një bashkëpunim të mëtutjeshëm. Po ashtu e kemi pasur Limajn që menjëherë pas zgjedhjeve doli me deklarata që i’u vetëofruar kryeministrit Kurti duke ngjallur dyshime që këndi opozitar mund të pragmantohet edhe më shumë. Edhe nëse partitë opozitare bëhen bashkë për një qeveri të re, duke se nuk i mjaftojnë, shkaku se ende ka paqartësi rreth pozicionimit politik të deputetëve nga grupet joserbe në kuvendin e Kosovës. Duket se asnjëri kënd nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë dhe kjo detyrimisht e forcon Listën Serbe që ajo është faktori determinues në krijimin e shumicës së ardhshme”, tha Ramadani.

    Ai tutje tha se duke parë që partitë politike nuk e kanë vullnetin e duhur për krijimin sa më parë të institucioneve, Kosova sipas tij do të përfundojë në një qorrsokak dhe një ngërç që çon në zgjedhjet e reja.

    “Kur e dijmë se është kështu ne mund të futemi në një qorrsokak në një ngërç i cili do ta ndjek Kosovën do ta pengojë atë në krijimin e institucioneve të reja që do të krijojë bllokadë politike që do të zgjasë muaj dhe të mos kemi formim të institucioneve deri në zgjedhje të reja, mbase edhe një vit mund të zgjat. Kjo varet edhe nga roli i presidentes se si do te sillet në këto rrethana me afatet dhe procedurat kushtetuese që t’ia jep secilës parti të drejtën për ta bërë shumicën, në rast se VV-ja nuk arrin ta krijojë shumicën. Nëse Vjosa Osmani nuk i respekton keto afate këto proceduara do të bëhet edhe më e vështirë ndikimi politik në Kosovë”, u shpreh ai.

    Ramadani për fund tha se Vetëvendosje ia ka pamundësuar vetes krijimin e Qeverisë me partitë opozitar, i vetmi variant sipas njohësit të politikës është nese partia e udhëhequr nga Kurti të përpiqet të blejë ndonjë deputetë.

    “Vetëvendosje ia ka pamundësuar vetes krijimin e qeverisë me partitë opozitare dhe kështu nuk mund ta krijojë shumicën që i duhet. Nuk i ka 61 deputetë, nuk e di se ku do t’i merr këta deputetë, nëse jo me koalicion do të përpiqet ndoshta ta blejë ndonjë deputetë ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën”, tha ai.

    Kujtojmë se të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind.

    Sipas rezultateve përfundimtare, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

    Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

    Si partia e parë, Vetëvendosje ka fituar 42.27 për qind, duke i siguruar 48 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët të katër

    Artikuj të ngjashëm

    Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA-ja

    Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë

    Emigrantët që do të sillen në Kosovë, planifikohet të paguhen 120 euro në muaj

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.