Është raportuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur para pak çastesh në qytetin e Skënderajt, shkruan GazetaDemos.
Sipas informacioneve të para, dy pjestarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të plagosur si pasojë e shkëmbimëve ne armë zjarri mes tyre dhe disa personave.
Motivi i këtij konflikti dyshohet të jetë shqiptimi i një gjobe trafiku nga Policia e Kosovës.
Sipas të njejtave burime, njëri nga policët e plagosur ka marr plagë ne kokë ndërsa tjetri në pjesë të trupit.
GazetaDemos ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve apo konfirmimit zyrtarë.
/DEMOS/