Ushtria iraniane ngarkoi mina detare në anijet në Gjirin Persik muajin e kaluar, një veprim që intensifikoi shqetësimet në Uashington se Teherani po përgatitej të bllokonte Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve të Izraelit në vende në të gjithë Iranin, sipas dy zyrtarëve amerikanë.
Siç raporton Reuters, përgatitjet për të cilat nuk u raportua më parë, të cilat u zbuluan nga inteligjenca amerikane, ndodhën pak pasi Izraeli nisi sulmin e parë me raketa kundër Iranit më 13 qershor, thanë zyrtarët, të cilët kërkuan të mbeteshin anonim.
Ngarkimi i minave – të cilat nuk janë vendosur në ngushticë – sugjeron që Teherani mund të ketë qenë serioz në lidhje me mbylljen e një prej korsive më të ngarkuara të transportit detar në botë, veprim ky që do të kishte përshkallëzuar kofnliktin dhe do të kishte dëmtuar rëndë tregtinë globale.
Rreth një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe bllokimi do të kishte rritur çmimet botërore të energjisë.
Çmimet globale të naftës kanë rënë me më shumë se 10% që nga sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.