Lajme

Zgjedhjet më 28 dhjetor, Abdixhiku ka një thirrje për mërgatën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video nga fushata e kaluar elektorale, e mbajtur në fillim të këtij viti.

Me sy kah zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Abdixhiku ndau videon nga tubimi i LDK-së në sheshin kryesor të Prishtinës, me përkrahësit që brohorasin: “O Lumir, ti ku je – krejt Kosovën këtu e ke”, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, Abdixhiku ka ftuar mërgatën t’i bashkohet LDK-së.

“LDK gati! Kosova gati! Bashkohuni me ne. Kosovë, mërgatë, le të ecim bashkë” shkroi Abdixhiku

Artikuj të ngjashëm

Back to top button