Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zgjedhja e Luljeta Aliut në KPM, ECPMF thotë se do ta njoftojë Këshillin e Evropës

    24/05/2023 17:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Pas zgjedhjes së mbështetëses së Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliut anëtare e Këshillit të Pavarur të Mediave, kanë vazhduar reagimet e organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias. Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit, me seli në Gjermani, ka paralajmëruar se do ta informojë Këshillin e Evropës për këtë zhvillim, që për ta, është shqetësues.

    Sot në Kuvendin e Kosovës, Luljeta Aliu është zgjedhur anëtare e KPM-së. Ajo njihet për qëndrimet e saj publike në përkrahje të LV-së dhe Kryeministrit Kurti.

    Para zgjedhjes së Aliut, Federata Evropiane e Gazetarëve kishte kërkuar që të mos zgjidhen përkrahësit e partisë në psuhtet dhe i ishin bërë thirrje kreut të LV-së që të ndalë politizimin e KPM-së.

    Sot pas zgjedhjes, ka reaguar e shqetësuar edhe ECPMF-ja.

    “Jemi shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës, i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të zgjehdur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave. Aliu zëshëm, rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e saj. Në asnjë mënyrë, ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur”, thuhet në njoftimin e ECPMF-së.

    “Na vjen keq të shohim këtë zhvillim, që shkon në të kundërtën me procesin e depolitizimit të KPM-së, që VV-ja e ka nisur. Kjo zgjedhje është një hap i madh drejt rikapjes politike, në mënyrë të njëjtë siç është bërë më parë”, thuhet tutje në reagimin e ECPMF-së.

    Në njoftimin e kësaj organizate thuhet se për zhvillimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës do ta informojë Këshillin e Evropës dhe Asamblenë Parlamentare të KiE, pasi kjo ndikon në pavarësinë e KPM-së,

    “Në dritën e aplikimit për anëtarësim të Kosovës, ne do të fillojmë menjëherë shkëmbimin me Këshillin e Evropës dhe PACE për t’i informuar ata rreth këtij zhvillimi shqetësues që do të ketë një ndikim të madh në pavarësinë e KPM-së”, thuhet aty.

    Artikuj të ngjashëm

    Freedoum House ngre alarmin për kapjen e KPM-së: Përmend votimin e Luljeta Aliut në Kuvend

    U shpërblye me pozitë në KPM, Luljeta Aliu reagon me publikim në Facebook

    Pushteti shpërblen Luljeta Aliun për mbështetjen, zgjidhet anëtare e KPM-së

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.