Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    U shpërblye me pozitë në KPM, Luljeta Aliu reagon me publikim në Facebook

    24/05/2023 17:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtarja e zgjedhur sot e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Luljeta Aliu, ka thënë se “jeta është dashuri” në një reagim pak pasi u votua si anëtare e re e organit mbikëqyrës të mediave televizive.

    Në një publikim në Facebook, ajo ka shfaqur fotografitë e disa luleve dhe ka shkruar fjalë pozitive mbi jetën.

    “Jeta është dashuri. Ajo na ofron lumturi përmes gjallërisë dhe bukurisë së saj, pa e kërkuar ne fare”, ka shkruar Aliu.

    Luljeta Aliu-Krasniqi, është zgjedhur sot anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

    Zgjedhja e saj anëtare e KPM-së është realizuar përmes një votimi të deputetëve në Kuvendin e Kosovës të mërkurën.

    48 deputetë votuan për zgjedhjen e Aliu-Krasniqit në pozitën e anëtares së KPM-së. Kundër-kandidatja e saj, e rekomanduar po ashtu për këtë pozitë, Luljeta Hyseni-Kelmendi, mori vetëm 28 vota, raporton Paparaci.

    Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca konkludoi se votimi për zgjedhjen e anëtares së KPM-së nga radhët e grave, përfundoi me sukses në raundin e parë të votimit.

    “Mund të konkludojmë se për anëtare të KPM-së nga radhët e grave, me 48 vota zgjedhet anëtare Luljeta Aliu-Krasniqi, kurse për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve nga radhët e burrave, nuk ka arritur të zgjedhet asnjë anëtarë”, tha kryetari Konjufca.

    Ndërkaq, votimi për zgjedhjen e dy anëtarëve të tjerë të KPM-së të mërkurën ka dështuar. Konjufca ka thënë se votimi për këto dy pozita do të rishpallet dhe përsëritet.

    “Ne zonjës Luljeta Aliu-Krasniqi i urojmë suksese dhe punë të mbarë, kurse për dy pozitat e tjera të KPM-së konkursi rishpallet dhe përsëritet”, tha Konjufca.

    Luljeta Aliu-Krasniqi, prej kohësh ka synuar të bëhet pjesë e KPM-së. Vitin e kaluar, propozimi i saj për anëtare të këtij organi shtetëror për mbikëqyrjen e mediave, nuk kishte kaluar në kuvend.

    Pas rishpalljes së konkursit, ajo kishte kandiduar sërish. Ishte vlerësuar me më së shumti pikë nga Komisioni Ad-Hoc për Përzgjedhjen e Anëtarëve të KPM-së. Sot, ajo ka fituar mandatin e parë të saj në KPM.

    Artikuj të ngjashëm

    Freedoum House ngre alarmin për kapjen e KPM-së: Përmend votimin e Luljeta Aliut në Kuvend

    Zgjedhja e Luljeta Aliut në KPM, ECPMF thotë se do ta njoftojë Këshillin e Evropës

    Pushteti shpërblen Luljeta Aliun për mbështetjen, zgjidhet anëtare e KPM-së

    Të Fundit

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.