Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zeqiri: Nuk shoh kushte për mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri

    14/08/2023 18:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, nuk e sheh si opsion mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

    Zeqiri, i cili është deklaruar se është i hapur për të dhënë dorëheqje, megjithatë thotë se nuk sheh kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Nuk kemi biseduar për këtë proces fare, as me kryeministrin që s’kam pasë takim kurrë asnjëherë qysh prej zgjedhjeve… s’kemi pasë kogja moti as me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Për këtë temë nuk kemi biseduar me asnjë faktor, përpos me mediat”.

    “Nuk shoh as parakushte as kushte që mund të ndodhin [zgjedhjet]. Mirëpo, në pyetje se a më mirë është shkarkimi apo dorëheqja vullnetare, unë kam deklaruar se më e dinjitetshme do të ishtë dorëheqja vullnetare pas një marrëveshje politike, Qeveri-Partia Demokratike edhe kryetarët e komunave. Kjo do të ishte më e favorshme edhe për ekipin e Republikës së Kosovës në bisedime në Bruksel”, tha Zeqiri në Klan Kosova.

    Ndërkohë, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha po ashtu sot se në veri të Kosovës po punohet drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

    “Presidentja Osmani theksoi se prezenca e Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar, ndërsa po vazhdon puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve”, theksohet në komunikatën e Presidencës.

    Artikuj të ngjashëm

    Zeqiri reagon pas shpërthimit në Zubin Potok: Sulmi ndodhi në pronën e ish-kryetarit të Komunës

    Zeqiri thotë se ka pasur tentim për ta sulmuar: Prapë propaganda e shërbimeve sekrete të Serbisë

    Zeqiri: Me bllokim të kufijve, do të dëmtohet më së shumti komuniteti serb në Kosovë

    Të Fundit

    E rëndë: Ky është i riu Ardit Beshiri që humbi jetën nga rrëshqitja e dheut

    Rama: Jemi duke e bërë robotin në Prishtinë, do t’i ndërtojë 600-1000 tulla në ditë nga materialet e reciklueshme

    Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

    U largua nga skena pas një aksidenti – Flet Osman Azemi, tregon si e ka gjendjen

    Këto janë fjalët e Papës së ri: Kisha duhet të sjellë dritë në botën e errët të sotme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.