Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë duke e bërë një robot në Prishtinë që do të ndërtojë tulla, duke përdorur materiale të reciklueshme.
Sipas Ramës, roboti do t’i ndërtonte 600 deri në 1 mijë tulla në ditë.
“E kam një befasi për ju. Jemi duke e ba edhe robotin në Prishtinë, që ka me përdorë materiale të reciklume, edhe prej materialeve të reciklume me ndërtu tulla, 600-1000 në ditë”, ka thënë Rama.