Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Zemërohen italianët pasi turisti filmohet duke gdhendur emra në Koloseum (VIDEO)

    27/06/2023 09:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Kulturës i Italisë thotë se një turist i cili u filmua duke gdhendur emrat e tij dhe të dashurës së tij në Koloseum në Romë duhet “të identifikohet dhe të sanksionohet”.

    Gennaro Sangiuliano i përshkroi veprimet e burrit si “të padenja dhe një shenjë e pafytyrësisë së madhe”.

    Pamjet e turistit janë shfaqur në internet. Ai përdori çelësa për të shkruar emrat në ndërtesën, e cila është pothuajse 2000-vjeçare.

    Me të dashurën e tij në krah, ai shkruan “Ivan + Hayley 23″ përpara se të kthehet dhe të buzëqeshë para kamerës.

    “Unë e konsideroj shumë serioze, të padenjë dhe një shenjë të pafytyrësisë së madhe që një turist prish një nga vendet më të famshme në botë, Koloseumin, për të gdhendur emrin e të fejuarës së tij. Shpresoj që kushdo që e ka bërë këtë do të identifikohet dhe sanksionohet sipas ligjeve tona”, ka shkruar në Tëitter Sangiuliano.

    Nëse kapet, turisti rrezikon një gjobë prej 15,000 euro dhe mund të dërgohet në burg, tha agjencia italiane e lajmeve ANSA, përcjell Klankosova.tv

    Në vitin 2015, dy turiste amerikane u akuzuan se kishin gdhendur inicialet e tyre në Koloseum.

    Gratë, nga Kalifornia, gërvishtën shkronjat J dhe N me një monedhë, raportoi gazeta lokale Il Messaggero.

    Ato u mbajtën për një kohë të shkurtër nga policia e Romës dhe u morën në pyetje.

    Një vit më parë, një turist rus u gjobit për gdhendjen e shkronjës K në Koloseum.

    Reputo gravissimo, indegno e segno di grande inciviltà, che un turista sfregi uno dei luoghi più celebri al mondo, il Colosseo, per incidere il nome della sua fidanzata. Spero che chi ha compiuto questo gesto venga individuato e sanzionato secondo le nostre leggi. pic.twitter.com/p8Jss1GWuY

    — Gennaro Sangiuliano (@g_sangiuliano) June 26, 2023

    Artikuj të ngjashëm

    Në këto vende do të ketë sot reduktime të energjisë elektrike

    Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

    E konfirmon inteligjenca- Kërcënimet e Iranit nuk ishin boshe, bota ishte pak çaste larg katastrofës ekonomike

    Të Fundit

    Në këto vende do të ketë sot reduktime të energjisë elektrike

    Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

    E konfirmon inteligjenca- Kërcënimet e Iranit nuk ishin boshe, bota ishte pak çaste larg katastrofës ekonomike

    Trajneri i Juventusit ankohen për “kushtet e vështira atmosferike” në Floridë: Lojtarët ishin shumë të lodhur

    Policia në Pejë bën apel: Shmangni ndezjen e zjarreve në këto temperatura të larta

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.