Jack Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore e SHBA-së, i cili zbuloi dokumentet e Pentagonit vitin e kaluar në një nga rastet e inteligjencës së profilit më të lartë në vitet e fundit, është dënuar me 15 vjet burgim.
Teixeira, 22 vjeç, u deklarua fajtor për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare në mars.
Gjersa punonte në një bazë të Gardës Kombëtare Ajrore, Teixeira mori materiale duke përfshirë harta, imazhe satelitore dhe ato të inteligjencë për aleatët e SHBA-së, dhe më pas i postoi ato dokumente në një platformë në internet, shkruan BBC.
Ndër dokumentet që ai ndau ishte informacion konfidencial për luftën në Ukrainë.