Zayn Malik ka njoftuar se do të nisë turneun e tij të parë solo, nëntë vjet pasi u largua nga grupi One Direction.
Këngëtari i hitit “Pillowtalk” zbuloi përmes rrjeteve sociale se do të nisë turneun pas 35 ditësh, derisa publikoi datat dhe vendet në të cilat do të performojë.
Sipas njoftimit, turneu do të nisë në SHBA, më 23 tetor dhe vendi në të cilin në këtë datë do të jetë San Francisco.
View this post on Instagram
Duke filluar më pas nga muaji nëntor, do të fillojë koncertet në Mbretëri të Bashkuar.
Biletat e turneut do të dalin në shitje të shtunën.
Zayn Malik ka qenë në grupin One Direction, grupi i cili u formua gjatë spektaklit X Factor UK, megjithatë mori vendimin i pari për t’u larguar. Grupi në të cilin bënin pjesë po ashtu edhe Harry Styles, Niall Horan, Liam Payne dhe Louis Tomlinson u shpërbë disa vite më vonë pas largimit të Malik