Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, para pak çastesh ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës. I njëjti u ftua rreth rastit të kontratës për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Pas përfundimit të intervistimit, Bislimi nuk u deklarua fare për media, teksa gazetari i GazetësDemos, Pleurat Salihu insistonte të merrte një përgjigje nga ai se në çfarë cilësie ishte sot në PSRK.
Duke mos i kthyer përgjigje, Bislimi kthehet e shikon, dhe i buzëqesh.
“A je i akuzuar, apo i dyshuar? Z. Bislimi shkurt, a je i dyshuar? Një fjalë shkurt”.