BallinaLajme

A je i dyshuar? Bislimi përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale, s’deklarohet për media

Ka përfunduar intervistimi i zëvendëskryeminisrit Besnik Bislimi nga Prokuroria Speciale.

Ai u paraqit sot në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit, për rastin e skandalit të fabrikës së mbetjeve shtazore në Ministrinë e Bujqësisë.

Me të përfunduar procesi, Besnik Bislimi ka refuzuar të deklarohet për media.

Teksa gazetari i GazetësDemos, Pleurat Salihu insistonte të merrte një përgjigje se në çfarë cilësie ishte sot në Prokurorinë Sepciale, Bislimi iu kthye vetëm me një buzëqeshje.

Back to top button