Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Krenar Xhaferi ka dalur sot në sheshin e Prishtinës, shkruan GazetaDemos.
Ai bashkë me ekipin e tij tha se promovuan LDK-në dhe bashkëbiseduan me qytetarë rreth programit të partisë.
“Sot, bashkë me ekipin tim, dolëm në sheshin e Prishtinës për të promovuar LDK-në dhe për të bashkëbiseduar me qytetarët rreth programit tonë politik”, tha Xhaferi.
Ai tha se qytetarët ishin shumë të intersuar për vizion e partisë.
“Qytetarët ndaleshin, diskutonin dhe tregonin interes të madh për vizionin tonë. Bashkë e bëjmë ndryshimin e madh për Kosovën që e duam”, tha 32-shi i LDK-së.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me ekipin tim, dolëm në sheshin e Prishtinës për të promovuar LDK-në dhe për të bashkëbiseduar me qytetarët rreth programit tonë politik. Qytetarët ndaleshin, diskutonin dhe tregonin interes të madh për vizionin tonë. Bashkë e bëjmë ndryshimin e madh për Kosovën që e duam!