Krenar Xhaferi, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se pjesa e parë deri në Bresalc e autostradës së Gjilanit do të përmbyllet deri në vitin 2026, shkruan GazetaDemos.
Ai tutje tha se brenda 4 viteve do të ndërtoi Autostradën e Anamoravës deri tek Dheu i Bardhë.
“Deri në qershor 2026 do të përmbyllet pjesa e parë deri në Bresalc, ndërsa brenda katër viteve do ta ndërtojmë Autostradën e Anamoravës deri te Dheu i Bardhë”, tha “Bageri i Prishtinës”, tha ai.
Xhaferi thotë se Anamorava e Gjilani në Qeverinë me në krye Lumir Abdixhiku, do ta kenë vëmendjen e duhur.
“Anamorava ka ditur të ndëshkojë dhe të japë votë. Kësaj here, Gjilani dhe Anamorava duhet të jenë me LDK-në dhe vizionin tonë për zhvillim!”, shtoi 32-shi i LDK-së.
Postimi i plotë:
🏁Nga autostrada e Gjilanit
Deri në qershor 2026 do të përmbyllet pjesa e parë deri në Bresalc, ndërsa brenda katër viteve do ta ndërtojmë Autostradën e Anamoravës deri te Dheu i Bardhë.
Anamorava dhe Gjilani, si kurrë më parë, në Qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Lumir Abdixhiku do ta kenë vëmendjen e duhur. Anamorava ka ditur të ndëshkojë dhe të japë votë. Kësaj here, Gjilani dhe Anamorava duhet të jenë me LDK-në dhe vizionin tonë për zhvillim!
Vazhdojmë✌️