Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku për tubimin në Lipjan: Vulë e fitores së madhe, Republika e Kosovës ka një të ardhme të bukur përpara

    03/02/2025 21:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi masiv i kësaj partie në Lipjan, duke e cilësuar atë si “vulë të fitores së madhe”.

    Në një postim në Facebook pas takimit me qytetarët e Lipjanit, Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar për mbështetjen e madhe në këtë qytet.

    “Disa momente nuk përshkruhen; thjesht përjetohen. Lipjani na dha një moment të tillë. Do ta shikojmë pastaj këtë ditë e tubim, si rikujtim i një vule të fitores së madhe. Sepse kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj!” – tha Abdixhiku.

    Abdixhiku falënderoi kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin dhe shprehu besimin e tij në suksesin e kandidatëve të LDK-së në këtë komunë.

    “Imri, kampion, faleminderit!I lumtur – çfarë kemi arritur. I ngazëllyer – çfarë na pret. Republika e Kosovës ka një të ardhme të bukur përpara. Prandaj, s’dua as të mbes në moçalin e pështymave, e s’kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Jam këtu të them se po, unë dhe ju, ne të gjithë bashkë, kemi me ia dalë në bërjen e këtij vendi normal! Ju faleminderit Lipjan! Imri dhe kandidatët tanë, Lulzim, Anila, Shkëlzen, Rasim e Ardian, suksese!” – tha lideri i LDK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.