Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Xani: Partitë në Kosovë bëjnë politikë me pafytyrësi, jo me interes nacional

    08/01/2024 22:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik në Kosovë, Visar Xani, tha se partitë politike në Kosovë bëjnë politikë me pafytyrësi dhe tendenca në aspektin e fjalosjeve me njëra-tjetrën se sa në kuptimin se çfarë zgjidhje, çfarë propozimi apo rekomandimi kanë dhënë.

    Në emisionin debatues “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Xani tha se partitë politike në Kosovë nuk kanë kod etik dhe nuk funksionojnë mbi bazën e etikës, derisa shtoi se punojnë vetëm për interesa politikë por jo edhe shtetëror ose nacional.

    “Etika politike duhet të mbizotëroj qofshin te partitë opozitare, qofshin në pozitë e që fatkeqësisht është zero në aspekt të politikbërjes dhe funksionimit politik të një partie politike që është shumë e rëndësishme në shoqërinë tonë por edhe funksionimin e këtyre partive të kenë një kod të funksionimit, etikë të funksionimit. Sistemi politik në Kosovë nuk i mundëson vetëm një partie me pas merita apo dështim, edhe meritat edhe dështimin, në njëfarë mënyre asnjë parti nuk është e vetme në këtë aspekt dhe konsideroj që në këtë aspekt duhet patjetër që të ketë njohje të meritës por anasjelltas edhe mbështetje aty ku duhet dhe mundemi qoftë prej opozitës qoftë prej pozitës, të jetë një proces të koordinueshëm në suksese të caktuara”, tha Xani.

    Ai e kritikoi opozitën e tanishme që nuk po jep shumë nga eksperiencat e saj, siç tha të gjata qeverisëse.

    “Nëse i krahasojmë opozitat që nga paslufta kemi pas opozitë më të fuqishme që i ka mungu eksperienca në ekzekutiv ndërsa sot e kemi opozitën që ka pas eksperiencë të bollshme në ekzekutive por që e ka të synuar atë hakmarrjen dhe është dobët dhe të njëjtën mënyrë krijon debate, akuza dhe tendencë për të treguar që edhe këta janë posi na po edhe na e kemi bërë këtë punë të njëjtën dhe nuk janë mirënjohës. Pra nuk i shërbejnë në aspektin e eksperiencës së tyre në ekzekutiv për aspekt të mirë në aspekte pozitiv të opozitës, të shfrytëzimit të dështimit të qeverisë, për shkak se kjo opozitë sot e njeh shumë mirë se si funksionon ekzekutivi dhe aty do të mund të merrte poenë shumë më shumë se sa një tendencë për të krijuar një hakmarrje për veprime të kësaj opozitës në pozitë”, tha Xani.

    Ai tha se përveç shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, partitë politike në Kosovë gati asnjëherë nuk janë bërë bashkë për interes nacional.
    “Nuk kam parë asnjëherë për interes nacional tipik një veprim politik që e ka pas të parin interesin nacional, po thuajse nga asnjë parti, p
    ërjashtimisht ndoshta kur është bërë shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka qenë një unitet shumë i madh, ndërsa prej asaj kohe nuk kemi parë verime pa marrje të meritave retorike, jo meritave të cilat kanë ndodhur në aspekt. Partitë politike duhet të fillojnë të mendojnë për interes nacional, ta ndajnë interesin politik prej interesit nacional. Kjo bëhet për shkak se nuk kanë kod të etikës, nuk e zbatojnë kodin e etikës dhe në këtë mënyrë bëjnë politikë me pafytyrësi dhe me tendenca më shumë se çka i thash dhe çka më tha se sa në aspektin se çfarë zgjidhje dhashë, çfarë propozimi dhe çfarë rekomandimi dhashë”, tha Xani

    Artikuj të ngjashëm

    Xani për paralajmërimet për bllokada: Një skenar i punuar gjatë nga Vuçiq

    Xani: E rëndësishme që askush deri tani nuk ka dalë kundër hapjes së Urës së Ibrit

    Xani: Zgjedhja e Xhaferit kryeministër është marrëveshje politike

    Të Fundit

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trump: S’mund ta lë të presë, mund të ofendohet

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.