Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Xani për paralajmërimet për bllokada: Një skenar i punuar gjatë nga Vuçiq

    05/09/2024 23:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Politologu, Visar Xani, paralajmërimet për bllokada i sheh si një skenar të përgatitur mirë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

    Sipas Xanit, këtë skenar presidenti i Serbisë, tani do të fillojë ta testojë në operacione në terren përmes grupeve kriminale.

    “Me gjasë ky është një skenar i përgatitur mirë, i punuar gjatë, e në krye të këtij skenari është Vuçiq, që ka punuar në aspektin politik e që pastaj do të fillojë të testojë edhe në operacione dhe veprime në terren, përmes grupeve kriminale të cilat do të mundohen të provojnë situatën dhe të nxisin tensione”, ka thënë politologu Xani në tëvë1.

    Xani, konsideron se ky skenar i Vuciqit, mund ta vendosë Kosovën në pozicion të palakmueshëm dhe të duket si palë që krijon tensione.

    Për këtë arsye, sipas tij, është dashur që ashtu si institucionet e sigurisë që e kanë bërë punën e tyre, edhe niveli politk të ishte mobilizuar më mirë për t’i bindur se Kosova nuk ësht

    “Një skenar i tillë mund të jetë i rrezikshëm sepse mund të na vendosë në një pozicion të palakmueshëm dhe mund të dalim si palë e cila krijon tension, konfrontohet me serbët lokal, e që është mbase e kundërta. Por që ne, me gjasë kemi punuar shumë pak për të parandaluar një skenar të tillë. Kemi punuar në operacione, në veprime për ti shmangur dhe për t’i minimizuar grupet kriminale dhe kontrabandën atje, por që është dashur që përderisa institucionet e sigurisë e kanë bërë punën e tyre atje, edhe niveli politk të jetë i mobilizuar, me qëllim që të gjejmë argument të bollshme që Kosova është duke e bërë punën e vet dhe t’i bind që ne jemi duke e bërë një detyrë që nuk prodhon tension dhe ka marrëveshje”, ka shtuar tutje ai

    Artikuj të ngjashëm

    Xani: E rëndësishme që askush deri tani nuk ka dalë kundër hapjes së Urës së Ibrit

    Xani: Zgjedhja e Xhaferit kryeministër është marrëveshje politike

    Xani: Partitë në Kosovë bëjnë politikë me pafytyrësi, jo me interes nacional

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.