Aktori Jonathan Joss u vra nga të shtënat me armë në San Antonio të dielën, tha policia.
I dyshuari, 56-vjeçari Sigfredo Alvarez Ceja, është arrestuar dhe akuzohet për vrasje, tha Departamenti i Policisë së San Antonios.
Oficerët iu përgjigjën vendit të ngjarjes dhe e gjetën aktorin të shtrirë në anë të rrugës.
Autoritetet u përpoqën të merrnin masa shpëtimi derisa mbërritën ndihmësit mjekësorë dhe e shpallën Joss të vdekur.
Policia nuk ka dhënë asnjë motiv për të shtënat, por tha se njësia e vrasjeve po heton vdekjen e Joss.
Jonathan, i cili ishte me prejardhje nga fiset Apache dhe Comanche, shpesh luajti role të amerikanëve vendas gjatë karrierës së tij si aktor, e cila zgjati afërsisht tre dekada.
Më i famshmi i tij ishte personazhi i John Redcorn në serialin e animuar “King of the Hill”.
Luajti gjithashtu në role si: “True Grit” dhe serialet televizive “Ëalker, Texas Ranger” dhe “Friday Night Lights”. /Telegrafi/