Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vrasja me motive hakmarrjeje në Ferizaj, Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj dy të dyshuarve

    18/07/2025 15:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në parkingun e restaurantit “Fron Palace” në Bibaj.

    Lajmi është bërë i ditur me një komunikatë për media.

    “Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e rëndë në parkingun e restaurantit “Fron Palace” në fshatin Bibaj

    Ferizaj, 18 Korrik 2025 –Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet: F.R., dhe J.M., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restaurantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtën në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment, me këtë veprim kreu veprën penale të ”Vrasjes së rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Kurse, i pandehuri J.M., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e oborrit të restaurantit “Fron Palace”, gjatë një ceremonie martesore me dashje ka ndihmuar të pandehurin F.R., në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forte- sqepar, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i pandehuri F,R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë, me këtë veprim në ndihmë kreu veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 dhe 1.11, lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Taravari zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash, nuk përjashton listat e përbashkëta me BDI-në

    Policia konfirmon therjen me thikë në Lipjan, detaje

    Apple po e mendon ndryshe telefonin e palosshëm – dalin përmasat e para

    Të Fundit

    Taravari zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash, nuk përjashton listat e përbashkëta me BDI-në

    Policia konfirmon therjen me thikë në Lipjan, detaje

    Apple po e mendon ndryshe telefonin e palosshëm – dalin përmasat e para

    Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Enver Sekiraqës: Pretendimet për shkelje të të drejtave, të pabazuara

    Guerot për propagandën me fotot e FSK-së në veri: KFOR-i meriton respektin e të gjithëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.