Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Nuk ka kaluar në asnjë moment kohor e që nuk është provuar në ndonjë formë akuzuese Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në fillimin “fëminor” të saj UÇK u përball me përbuzje se: “është organizatë fundamentaliste”. Ndërsa kur u vërtetua se nuk është, do të pasojë emërtimi “organizatë terroriste”. Ndërsa me që nuk kishte asnjë provë për terror, në taborrin e okupatorit do të fillojë etapa e dymendësisë se: “në shembullin UÇK-ës kemi të bëjmë me organizatë iridentiste”. Këta akuzues nuk e dinin se ky emërtim do të thot se UÇK ëishtë në tokën dhe popullin, për të cilët lufton, sepse më parë kishin qenë pjesë e përbashkët etnike, prandaj i ka ngjeshë armet që ta bashkojë me Shqipërinë Bregdetare nga viti 1912 e në vijim. Por, me që koha që nominohej me denominimin iridentiste përputhej me shembjën e Murit Berlinit (9 Nëntor 1989); me shembjën e rregjimeve të një psese të shteteve komuniste në vijim, në rend të parë të shpërbërjës së BRSS, dhe themelimi i shteteve të reja sipas parimin nacional;me shembjën e Dokumentit Helsinkut; si rasti i shpërbërjës së Çekosllovakisë, Jugosllavisë; me konvertimin e shteteve totalitare (komuniste) në shtete shumëpartiake si: Polonia, Hungaria, Rumunia, Bullgaria, Shqipëria, prandaj Ushtria Çlirimtare e Kosovës provoi dhe ia doli për t` u dëshmuarse: do të lindë në rrenojat e një shteti që me dekada kishte planifikaur: shpronësimin, shpërnguljën,shfarosjën e Shqiptarëve (Sh+SH+Sh+SH).Këtu mshifet vlera historike e UÇK që i bëri copë e grimë të gjitha synimet që shqiptaria të shporret nga faqja e dheut.
Pas 4 korrikut 1992 kur Badinteri e shpalli RSFJ-ën inekzistente, shqiptarët që ishin populli i tretë përkah numri në të, do të injorohën plotësisht. Pas këtij injorimi shqiptarëve kudo që ishin të papranuar si entitet nuk do t` u mbetët rrugë tjetër vetëm se të shfaqin moskënaqësi qytetare, të themelojnë parti politike, të cilat deri më 1998 do të bredhin pas historisë e jo historia pas tyre, në të cilën kishin të drejtë legale, sepse u regjistruan në Beograd. Me që okupatori i shqiptarëve llogariste në këtë pidestal të zhvillimit politik, se do të shpërthej LUFTA QYTETARE në mes shqiptarëvre,e nuk shpërthej, për faktin se okupatori shpresoi që viset e okupuara shqiptare t` i militarizojë dhe serbizojë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës propogandonte antimilitarizëm, ngadal por sigurtë në rrafshin historik (më 1994) do të lind de facto Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila përkundër akuzave se po e lufton “politikën paqesore” të LDK-ës, dëshmoi se është largë realitetit që politika e okupatorit të qëndron në breg e shqiptarët të xhakosën në mes veti në një luftë civile që patjetër do të kërkonte që faktori Evropian për mos me i prishur pazaret e vjetra, kah fundi i luftës përgjakur do ta plasojë Kosovën në një Serbi “demokratike”, ku kishin lulzuar partitë dhe rregjimi nazifashiste në kuptimin hilerian. E vërteta, realitetin në Serbi jo vetëm Rusia por edhe Perendimi i “egër” provoi ta konzervojë si furrig të ish Jugosllavisë.
Sa më shumë akuza dhe mjegulli polotiko-diplomatike kundër Kosovës
Konferenca e Londrës (1992) ishte rezervuar për ta pranuar realitetin e republikave, kurse Komisioni i Badinterit ishte autorizuar që ta vulosë vëndimin e Londrës. Pra në lojën e vjetër politiko diplomatike ishin ambienatalizuar prap Londra dhe Parisë.Por, kjo nuk do të thot se Vashingtoni dhe Moska shiqonin nga bregu. Jo, secila në mënyrën e vet ishin të përfshira në rindarjën e sferave të interesit në RSFJ. Shqiptarët në këtë rrëmujë të “sistemuar” në shumë parti dhe organizata politike do ta fillojnë për ta “kënduar” këngën e Hasan Prishtinës, për t` u ngrituar në armë, fakt ky që ishte në kundërshtim me politikën legjitime të LDK dhe partitë aleate të saj, se: “Çështjën e Kosovës do ta zgjidhin paqësisht, me avansimin e saj në Republikë, brenda Jugosllavisë Demokratike (Serbi, Mali i Zi) të cilat republika e themeluan federatën e re në Zhablak,andaj u quajtë edhe Jugosllavia e Tretë, që ilegalisht peshonte sikurse Rajhu i Tretë me ambicje që të përtrihet Perandoria e Dushanit mesjetar. Kuptohet se këtë “ujem” e pranoi së pari Kisha Ortodokse Serbe, që pastaj Ushtria dhe Policia e ish Jugosllavisë, mbetej për ta rrealizuar.
UÇK përkundër akuzave nga çdo anë aty kah mbarimi i vitit 1997 do të shpërthej me tërë vrullin e saj rrevolucionar dhe kombëtar. Ky shpërthim ushtarak në Kosovë disi e gjeti shtetin okupator dhe diplomacinë ndërkombëtare në dymendësi.Ndërsa dymendësinë UÇK do ta shfrytëzojë për organizim ushtarak dhe kërkesë mobilizuese. Pra, diplomacia dhe politika do ta luftojnë deri në ekstrem për t` i sendertuar synimet kombëtare.
Një ndër format e akuzave kundër UÇK-ës janë regrutimi i dëshmitarëve të mbrojtur, për çdo gjykim eventual. Në këtë fushatë kujdestaron në rend të parë Rusia me qendrën e saj speciale në Nish.Kjo qendër grumbullon intriga edhe sot dhe ato i programon për t` i prezantuar në KS OKB, në raportet për Kosovën. Së këndejmi, krimet e luftës qendra Ruse në Nish i adreson rregullisht kundër UÇK-ës dhe Kosovës si shtet sovran.
Pse reparacionet për Kosovën diplomacia dhe politika ndërkombëtare nuk i pranon
Një politikë që gjeneron si konstantë pas luftës është mospërmendja e REPARACIONEVE të cilat Serbia duhet t` i paguaj me çdo kusht.Dihet se dëmët që ua ka siellur shqiptarëve Serbia nazifashiste për dy shekuj me radhë, duhet t` i paguaj. Lidhur me këtë, pas hulumtimeve 30 vjeqare kam ardhur në konkluzë se: pa i paguar Serbia dëmet e luftës, nuk ka paqe në Ballkan. Por as në Perendim e në Lindje jo se jo nuk lejohet që të përmendën dëmet e luftës (reparacionet) ashtu si ia ngarkuan Gjermanisë më 1946 fuqitë fituese të Luftës Dytë Botërore.
