Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.
Përgjatë takimit ata diskutuan kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administrate, shkruan GazetaDemos.
Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit.