La Liga ka paraqitur një ankesë në gjykatën e Barcelonës pasi ylli i Real Madridit, Vinícius Jr, u abuzua në mënyrë racore gjatë ‘El Clasicos’ së fundit në ‘Camp Nou’.
Vinícius ka qenë viktimë e abuzimeve raciste në shumë raste këtë sezon, përfshirë gjatë ndeshjeve me Atletico Madrid, Real Valladolid, Real Mallorca dhe Osasuna.
“Duke pasur parasysh ngjarjet që ndodhën në ndeshjen FC Barcelona-Real Madrid, në të cilën u vu re edhe një herë sjellje e pa tolerueshme raciste ndaj Vinicius Jr, LaLiga ka raportuar fyerjet raciste në Gjykatën e Instruksionit të Barcelonës”, thuhej në deklaratën e La Ligës.
La Liga ka krijuar gjithashtu një kanal ankesash në faqen e saj të internetit për të lejuar tifozët të dorëzojnë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Ndërsa Barcelona nuk ka reaguar fare në lidhje më këtë situatë.