Derbi midis Atletico Madridit dhe Real Madridit në fundjavë u përshkua me tensione si zakonisht.
Madje ishte një moment mes Vinicius Juniorit dhe Kokes ku ky i pari nuk e kurseu kapitenin e Bardh e Kuqve nga ngacmimet.
“Unë i kam dy Liga të Kampionëve, ti asnjë. Ti i ke humbur dy finale, unë i kam fituar dy”, raportohet t’i ketë thënë ai.
“Ti ke humbur se nuk je mjaftueshëm i mirë. Unë luaj për Real Madridin”.