Lajme

“Viktima ishte rrokullisur me traktor”, policia jep detaje për vdekjen e oficerit korrektues

Policia ka dal me detaje për vdekjen e oficerit korrektues.

Njoftimi i plotë:

Sot në stacionin policor të Podujevës është inicuar një rast hetim mbi vdekjen.

Rasti ka ndodhë rrth orës 11:00, në fshatin Revuqë të Podujevës, ku viktima mashkull dyshohet të jetë lënduar rëndë pasi që ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar.
Personi i lënduar është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, nga ku jemi njoftuar se personi ka ndërruar jetë.
Policia në koordinim me prokurorinë po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button