Lajme

Tragjedi në Ferizaj: Nxënësi 15-vjeçar humb jetën pasi u rrëzua pa ndjenja në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:15 është pranuar informata se në shkollën e mesme Kuvendi i Arbërit, në rrugën “Brahim Ademi”, një nxënës mashkull është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.

I mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, mirëpo, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht përpjekjeve për trajtim, ai ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë hetuesit dhe krimteknikët, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button