Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vetëvendosje reagon pas kritikave, thotë se ambasada e Gjermanisë ka rënë në lajthitje të “lajmeve të rreme”

    29/07/2025 20:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lëvizja Vetëvendosje ka kundër-reaguar mbi reagimin e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, e cila kritikoi partinë në pushtet mbi propagandën e bërë për realizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit.

    Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhukaj, thotë se fotografia e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje është marrë nga një medium. Manxhukaj tutje aludon se ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka “shtresëzuar mbi lajme të rreme”.

    “Në postimin e nxjerrë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me një fotografi/graf nuk ka asnjë manipulim. Fotografia e përdorur nga ne është marrë nga postimi i Ministrit të Mbrojtjes që është marrë nga mediumi Kallxo.Com.

    Në fotografitë dhe linqet më poshtë mund ta shihni qartazi që nuk ka asnjë manipulim dhe fotografitë janë të vërteta e lehtësisht të vërtetueshme.

    Është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme. Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake news çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve“, thuhet në shkrimin e Manxhukës.

    Artikuj të ngjashëm

    Taravari zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash, nuk përjashton listat e përbashkëta me BDI-në

    Policia konfirmon therjen me thikë në Lipjan, detaje

    Apple po e mendon ndryshe telefonin e palosshëm – dalin përmasat e para

    Të Fundit

    Taravari zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash, nuk përjashton listat e përbashkëta me BDI-në

    Policia konfirmon therjen me thikë në Lipjan, detaje

    Apple po e mendon ndryshe telefonin e palosshëm – dalin përmasat e para

    Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Enver Sekiraqës: Pretendimet për shkelje të të drejtave, të pabazuara

    Guerot për propagandën me fotot e FSK-së në veri: KFOR-i meriton respektin e të gjithëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.