Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:10 në komunën e Prizrenit, ku një zyrtare policore është vetëplagosur me armë zjarri, raporton GazetaDemos.
E njëjta është nisur për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ka marr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Plaga e viktimës është në zonën e këmbës, kryesisht në gju, dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektoriati policor i Kosovës të cilët po e hetojnë rastin.
Lajmin për GazetënDemos e ka konfirmuar edhe Policia.