Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Nuk iu bind rregullave të agait, Keisi përjashtohet nga FermaVIP

    02/05/2025 23:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Keisi është përjashtuar nga FERMA VIP mbrëmjen e sotme pas vendimit të AGAIT. Fermerja nuk iu bind urdhrave për të qendruar te shtëpia e fakirit, duke u larguar prej aty dhe të festonte bashkë me të tjerët në 1 maj.

    Duke qenë se kjo është shkelja e disatë që ndodh brenda FERMA VIP dhe fermerët i kanë marrë me shaka rregullat e këtij spektakli, AGAI ka vendosur që të marrë këtë vendim drastik si shembull që edhe fermerët e tjerë duhet të kenë parasysh se çfarë ndodh me këdo që thyen rregullat sot e në vazhdim.

    Pjesë nga biseda:

    Luana: Pse zgjedh të thyesh rregullat?

    Keisi: Duke qenë se jam rritur në familje punëtorësh nuk mund të rrija pa festuar 1 Majin.

    Nur: Ne i thamë që Luana ka thënë që mos thyeni rregullat. Por besoj se u mërzit ku pa që po festonin të tjerët, mendoj se e bëri atë veprim, nuk e di se çfarë mendoi më shumë. Unë Basta dhe Andrea u mbështetëm shumë, kujtuam se bëri shaka. Në momentin që doli, unë i thashë e hëngre se dole.

    Big Basta: Edhe unë si Nur mendova se ishte shaka dhe nuk e mora seriozisht, por paska patur arsye. Kejsi është e rritur mjafueshëm për t’i marrë parasysh të gjitha.

    Andrea: Kejsi thjeshtë ra pre e organizimit që kishte bërë AGAI për pjesën tjetër të fermerëve. Dua ta pranoj se humbëm garën, e mendova si shaka, por pastaj i rashë pishmanit që nuk e pengova. Siç e tha Big Basta ajo është e rritur.

    Kastro: Nuk e di Luana që ëmbëlsia e zërit tënd bënë që disa gjëra ata mos i marrin seriozisht. Në momentin që ajo doli, Kejsi i rrezikoi të gjithë. Nuk më pëlqen egozimi i saj, nuk më pëlqen as justifikimi. Jemi në mbrëmjen e 10-të që rregullat janë thyer vazhdimisht, e shoh mungesë bashkëpunimi. Ke firmosur një kontratë dhe ti e dije ku ishe. Ata janë brenda një gare shumë të fortë dhe dikush duhet të fitojë 100 mijë euro.

    Zhaku: Më vjen shumë keq që e shoh Kejsin të thyej një rregull vetëm për hir të asaj dëshire. Ajo thyen rregullat vetëm për të parë Limin se çfarë bën me Albën. Ajo është gati të shkatërrojë jetën e saj vetëm për të parë Limin se çfarë bën me Albën. Unë thashë shyqyr po del Kejsi nga lëvozhga dhe po krijon një personalitet të vetin.

    Keisi: Unë personalitetin e kam patur gjithmonë. Përgjigja që i dhashë Luanës ishte me shaka. Unë isha pa qef dhe nuk mund të qendroja te fakiri. Unë që në mëngjes që u zgjova pyeta Nurin nëse do mërzitej po ta lija vetëm. Kur e ndava mendjen, thashë OK do e bëj. Sa i përket Limit dhe Albës mendoj se e ke gabim, po ti vazhdo komento se këtë punë ke.

    Zhaku: Po cila është arsyeja, e trajtove veten si princesha mbi bizele.

    Keisi: E kam patur që e vogël që qumshtin dhe fasulet nuk i haja dot.

    Zhaku: Po pse u fute në Ferma VIP, çfarë do të arrish?

    Keisi: Nuk u futa për të ngrënë qumësht dhe fasule. Kam pak kohë që kam nisur karrierën, mu duke e arsyeshme të tregoj veten time. Kam kohë që kam dalë nga zhgualli, por ky është mendimi jot.

    Zhaku: Më vjen keq që je futur në një debat me AGAIN, kur ai është ligji.

    Keisi: Më vjen keq që diskutohet kaq shumë, thjeshtë mund të më thoshin dënimin.

    Zhaku: Kush e ka lënë tjetër shtëpinë e fakirit.

    Keisi: Askush nuk e ka lënë.

    Luana: Keni 31 ditë pjesë e këtij formati, ky është format ndërkombëtar, ka rregulla. Kjo nuk është lojë, është një reality show që punohet vërtetë, edhe dënimi përshkallëzohet. Nëse ju flini mendjen që këtu vetëm tolerohet, kjo nuk vazhdon. Lojën e keni me njëri-tjetrin, megjithatë më vjen keq që nuk më ke dëgjuar, sepse e kam thënë që dënimi nuk do të jetë më tolerues. Në këto momente kam zarfin. AGAI duke marrë parasysh thyerjet e herëpashershme të rregullores, ka marrë disa herë vendime që kanë qenë tolerante që ju të ambientoheni me rregullat. Duke marrë parasysh thyrjen e rregullave, AGAI ka vendosur përjashtimin e menjëhershëm nga FERMA VIP./VizionPlus

    Artikuj të ngjashëm

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Pas daljes nga Ferma Vip, u përfol për një shtatzëni, Alba Pollozhani sqaron të vërtetën

    Big Mama pështyn dhe e ofendon në serbisht Albën

    Të Fundit

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.