Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Lumenjtë Una dhe Krushnica, kanë dalë prej shtretërve të tyre.
Në Bosnjë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në komunat Novi Grad, Kostajnica, Bosanska Krupa dhe Bihaq.
Në Komunën e Novi Gradit nuk do të mbahet procesi mësimor, ashtu sikurse në Obrovac të Kroacisë.
Disa vende është raportuar të kenë mbetur pa energji elektrike, raporton REL.
Disa banorë edhe janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, por shkalla e dëmeve nuk dihet ende.
Në Kroaci, rreth 300 trupa ushtarake janë aktivizuar për t’iu ndihmuar njerëzve në nevojë, kanë thënë autoritetet.
Ekipet është thënë se u kanë dërguar ushqime banorëve të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Kryeministri kroat, Andrej Plenoviq ka bërë të ditur se Qeveria do të ndajë fonde për t’iu ndihmuar personave të prekur nga vërshimet.