Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Aksident i rëndë me një të vdekur e tre të plagosur në një pikë karburanti në Kroaci, digjet edhe një veturë me targa shqiptare

    04/09/2024 07:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një aksident i rëndë ka në Kroaci, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një pikë karburanti.

    Mediat kroate raportojnë se në orën 17:45 në autostradën A1 pranë Mosor-it një “BMW” është përplasur me një gjenerator në një pikë karburanti, dhe për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

    Gjithashtu është shkrumbuar nga flakët edhe një Citroen me targa shqiptare, raportojnë mediat kroate.

    Ministri i Punëve të Brendshme Davor Bozhinoviç konfirmoi të martën se një person mbeti i vdekur dhe disa të tjerë u plagosën nga zjarri në një pikë karburanti në autostradën A1, në stacionin e pushimit Mosor Jug afër Omishit, duke shtuar se zjarri është nën kontroll nga zjarrfikësit.

    Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa tre të plagosurit kanë pësuar djegie të shumta në trup për shkak të shpërthimit të makinës.

    Siç dallohet nga pamjet e vendngjarjes, zjarri ka shkaktuar djegien e pikës së karburantit dhe disa makinave të tjera që ndodheshin aty pranë.

    Artikuj të ngjashëm

    Heroi i ditës në Skenderaj: E shpëton 4-vjeçarin nga aksidenti që mund të përfundontë me tragjedi

    Aksident trafiku tek konviktet në Prishtinë

    Aksident me fatalitet në Itali: Motoçikleta përplaset me veturën, humb jetën 46-vjeçari shqiptar

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.