Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vendosja e kuotave tatimore, reagon Hoti: Kaos, pamundëson importin me çmime të lira

    13/08/2024 11:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj një Udhëzimi Administrativ të vendosur nga Qeveria e Kosovës për vendosje të kuotave tatimore për import.

    Kaos dhe pamundësim importimi me çmime të lira, e ka vlerësuar këtë veprim, deputeti Avdullah Hoti.

    Postimi i plotë:

    Udhëzimi Administrativ 06/2024 për vendosjen e kuotave tatimore në import, i miratuar nga Qeveria më 07.08.2024, do të shkaktoj kaos në importe, do të riorganizoj tregtinë me jashtë mes kompanive kosovare dhe vendeve nga vijnë importet, si dhe do të pamundësoj importin me çmime më të lira.

    Pasojat do t’i bartin qytetarët pasi çmimet e mallrave nga importi do të rriten, duke e rënduar koston e shportës së konsumit.

    Është e pakuptueshme se si disa nga odat ekonomike nuk po reagojnë për këtë anomali në politikat tregtare.

    Në vend të masave për mbështetje të prodhuesve vendor për të zëvendësuar mallrat nga importi, këta qeveritarë miratojnë udhëzime për administrim të importeve.

    Fatkeqësisht, në këto katër vite qeverisje nuk ka pasur asnjë politikë ekonomike substanciale. Si rezultat, deficiti tregtar është thelluar për 2.2 miliardë euro. Sikur të ishin zbatuar vetëm masat e Politikës Fiskale 2.0, e lënë në gjysmë në Qeverinë Mustafa në vitin 2017, situata ekonomike do të ishte krejt ndryshe.

    Për t’i kujtuar ato masa, në vijim po jap listën e masave nga Pakoja Fiskale 2.0 që ishte miratuar në Qeverinë Mustafa në vitin 2017, por që nuk u zbatua për shkak të ndryshimeve në qeverisje:

    1. Lirimi nga tatimi doganor për produktet që konsiderohen si lëndë e parë për prodhim që nuk prodhohen në vend, sipas regjistrit të prodhuesve në ATK.

    2. Heqja e normës së akcizës në mazut për prodhim dhe shqyrtimi i formave të riimbursimit të akcizës në verë.

    3. Ndryshimi dhe plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës së reduktuar 8% të TVSH-së për aktivitetet kulturore, artistike, sportive, turistike, akomodim dhe rekreacion dhe përpunimi i peshkut.

    4. Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore për nxitjen e investimeve në sektorë të veçantë me potencial për zhvillim dhe punësim në Kosovë: bujqësi (agro-procesim), turizëm dhe IT, për një periudhë të caktuar kohore.

    6. Nxjerrja e aktit nënligjor për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen për qëllime tatimore humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së produkteve sipas normativave të BE-së.

    7. Krijimi i kodeve të reja tarifore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së.

    8. Krijimi i listës së rejtingut të kompanive sa i përket përmbushjes së obligimeve tatimore, respektimit të legjislacionit të punësimit dhe legjislacionit tjetër, e cila listë përfiton trajtim të veçantë në procedurat administrative.

    9. Licencat – krijimi i portalit të transparencës.

    10. Fiskalizimi.

    11. Rishikimi i Ligjit për Lojërat e Fatit me qëllim të harmonizimit të kërkesave ligjore me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe harmonizimin me institucionet tjera.

    12. Lista e prodhuesve vendor, të cilët marrin trajtim të veçantë administrativ.

    13. Ndryshim/plotësimi i Ligjit për të Ardhurat e Korporatave dhe Ligjit për të Ardhurat Personale për të adresuar: (i) tatimimin e kompanive të sigurimit dhe (ii) rishikimin e tatimit të mbajtur në burim për grumbulluesit e produkteve bujqësore.

    14. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për TVSH-në për të adresuar tatimin për aktivitetet e transportit rrugor ndërkombëtar të pasagjerëve, me qëllim të harmonizimit të plotë me Direktivat e BE për TVSH.

    15. Trajtimi i importit të telefonave mobil përmes aktiviteteve të shtuara dhe të përbashkëta të ATK-së dhe DK.

    16. Rregullimi i tregut të shitjeve on-line.

    17. Rishikimi gradual i akcizës në pije të gazuara dhe jo të gazuara.

    18. Trajtimi i importit të pajisjeve prodhuese në formë parciale.

    19. Akciza në alkoolin etilik për përdorim në mjekësi.

    20. Trajtimi i mostrave me rastin e zhdoganimit.

    21. Nxjerrja e Udhëzimit Administrativ për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm me qëllim të trajtimit të sektorit të arit në përputhje me praktikat ndërkombëtare.

    22. Ruajtja e konkurrencës së drejtë përmes shqyrtimit të monopoleve potenciale në treg.

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami: Do të marrim pjesë në çdo seancë konstituive

    Manaj kërkon respektim të Kushtetutës: Të mos shkelet rendi i ditës në Kuvend

    Pas PDK-së edhe LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

    Të Fundit

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.