Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro për vitin 2023, ndërsa 110 euro për vitin 2024.
GazetaDemos ka bërë llogaritjet se sa i bie të jenë pagat e mjekëve në Kosovë.
Sipas kalkulimeve, paga e mjekëve specialistë do të jetë 1260 euro, paga e mjekëve në specializim do te jetë 840 euro, ndërkaq paga e mjekëve të përgjithshëm do të jetë 777 euro.
Vlera e pagës prodhohet duke shumëzuar vlerën monetare të koeficientit (105 euro për këtë vit) me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18, e të cilët mund t’i gjeni këtu.
Lexo edhe: