Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    SPAK: Qeveria e Kosovës është vonuar me vendimin për rritjen e pagës minimale

    02/09/2024 10:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës (SPAK), Ali Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës është vonuar me vendimin për rritjen e pagës minimale.

    Ai ka thënë se propozimi i Sindikatës që paga minimale të jetë 350 euro ka qenë qysh në vitin 2022 e se tani kjo pagë, marrë parasysh situatën ekonomike në vend, nuk ka ndonjë efekt në përmirësimin e jetës së punëtorëve.

    Gashi ka thënë se kanë kërkuar që paga minimale të mos jetë më e vogël se 450 euro, marrë parasysh inflacionin dhe situatën e të punësuarve në Kosovë.

    “Ne e vlerësojmë këtë veprim nga ana e Qeverisë, edhe pse është jashtëzakonisht shumë i vonë për arsye se ne me kohë si sindikatë kemi kërkuar fillimisht që të shihet mundësia që të jetë 350, por kjo nuk ka ndodhur. Kjo që e kemi propozuar ka qenë në vitin 2022 dhe tani jemi në 2024, nuk e di se sa ka efekt. Qëndrimi jonë si federatë sindikale dhe shkresat e dërguara në adresën e Qeverisë, është që paga minimale të mos të jetë më e vogël se 450 euro, duke marrë parasysh edhe inflacionin edhe trendin e zhvillimit ekonomik dhe situatës në të cilën gjendet një i punësuar në Republikën e Kosovës”, ka thënë Gashi per Ekonomia Online.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Të Fundit

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.