Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Veliu për mungesën e materialit për pasaporta: Janë qesharakë, ç’lidhje ka Ukraina me dokumentet tona

    09/01/2023 13:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka quajtur qesharake e fëmijërore kërkesën ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla drejtuar Gjermanisë që të lejojë hyrjen e shtetasve kosovarë me pasaportë të skaduar në këtë shtet, pasi sipas tij, mungesa e materialit për dokumente personale është e pajustifikueshme.

    Kosova nuk ka material për shtypjen e pasaportave duke bërë që shumë qytetarë të pësojnë nga kjo gjendje. Sipas MPB-së, deri të kjo situatë ka ardhur si rezultat i pandemisë e më pas edhe luftës në Ukrainë.

    Mirëpo, Veliu pyet se çfarë lidhje ka konflikti në Ukrainë me dokumentet e udhëtimit në Kosovë.

    “Është e pajustifikueshme, sado që ministri aktual bënë përpjekje të gjejë arsyeje pse është kjo mungesë, e përmend konfliktin në Ukrainë e gjëra tjera të kota që nuk kanë lidhje me këtë punë. Do të ishte e justifikueshme po të ndodhtë në fillim të mandatit, ditët e para që e merr njeriu detyrën dhe është një kohë e arsyeshme derisa të zhvillohen procedura, por pas dy vite qeverisjeje, qytetarët e Republikës mos të kenë mundësi të pajisen me dokumente udhëtimi dhe me dokumente të tjera personale është e pajustifikueshme. Bile është shumë qesharake, konflikti në Ukrainë? Çfarë ka lidhje konflikti në Ukrainë me dokumentet e udhëtimit në Kosovë?”, theksoi Veliu.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së tha se kërkesat e tilla, si ajo ndaj Gjermanisë, e dëmtojnë edhe imazhin e vendit.

    “Kjo kërkesë është shumë qesharake për mua, t’i bëhet kërkesë një vendi që të pranohen dokumentet e skaduara, nuk e di kujt i hyn në punë një dokument i skaduar, sepse kusht për udhëtim qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë edhe vizën. Vizat nuk vendosen në pasaporta që nuk kanë afat. Ata njerëz që janë të pajisur me viza ata duhet ta kenë edhe vlefshmërinë e dokumentit, ndryshe nuk mund të pajisjet me vizë sepse është kusht. Kjo është një kërkesë fëmijërore, qesharake, që sigurisht e prish imazhin e Kosovës, institucioneve, ashtu siç duhet me qenë”, shton Veliu.

    Veliu po ashtu tha se në kohën sa ka qenë ai ministër nuk ka pasur mungesa të theksuara të materialit për dokumentacion.

    “Në kohën time nuk ka pas shumë mungesa edhe pse është dashur të bëjmë furnizime të shpejta nganjëherë për shkak të procedurave që janë vonuar e që kanë qenë me ankesa, mirëpo mungesë të theksuar të dokumentacionit nuk ka pas”, tha Veliu.

    Duke folur për mungesën e materialit për pasaporta, Veliu tha se qeveria duhet të këndellet, ndryshe sipas tij janë duke e dëmtuar vendin.

    “Ata (LVV) kanë qenë shumë kritikë, i kanë sulmuar vazhdimisht të tjerët pse po bëhet kjo, ndërsa vetë pas dy vite qeverisje po shihet se nuk janë në gjendje edhe një kërkesë elementare të qytetareve me të drejtë themelore të pajisjes me dokumente udhëtimi personale, ta sigurojnë. Kështu që, ata duhet t’i kthehen punës, të kthjellën, ndryshe këtë vend janë duke e dëmtuar pa masë”, tha mes tjerash Veliu.

    Ndryshe, për mungesën e materialit për pasaporta pati shumë reagime gjatë 24 orëve të fundit. Mërgimtarët kanë mbetur pa u kthyer në vendet ku jetojnë ndërsa qytetarë në Kosovë pa udhëtuar gjatë periudhës së festave.

    Artikuj të ngjashëm

    Agim Veliu: Qeveria Kurti nuk meriton të vazhdojë të qeverisë me vendin, e mira do të ishte të japë vet dorëheqje

    Veliu godet Bulliqin e Hysenin: Llapi nuk e meriton një kryetar komune mashtrues, e as LDK atë që s’guxon të flasë

    Veliu: Kryemashtruesi Kurti shkaktoi edhe gjakderdhje për të marrë pushtetin

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.